15:05 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Ardian Nuhiu flet pas fitores në derbi: Kundërshtari s’mundi të na rrezikoj fare, kjo ishte pozitive

Skuadra e Dritës ka arritur fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi arriti fitore 2 me 0 në derbin lokal ndaj Gjilanit.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, Nuhiu i cili i gëzohet këtij rezultati.

“Jam shumë i kënqaur me fitoren. Më vjen mirë që futbollistët dhanë makismumin. Një fitore bindëse. Më gëzon fakti që kundërshtari s’mundi të na rrëzikonte. Dua t’i përgëzoj djemtë për këtë fitore. Këtë fitore ua dedikojmë tifozëve tanë”, ka thënë Nuhiu.

Kujtojmë se Drita me fitore rikthehet në pozitën e parë në tabelën e Superligës./IndeksOnline/