13:37 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / C E

Argjend Bardhi i bashkohet Dukagjinit

Futbollisti Argjend Bardhi është futbollisti me i ri i skuadrës së Dukagjinit nga Klina. Marrveshja me ish-anëtarin e Feronikelit është zyrtarizuar sot nga Dukagjini në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Argjendi është transferuar në Klinë nga klubi i Feronikelit, ndërkohë më parë është aktivizuar edhe te klubi i Drenicës. Bardhi luan në pozitën e mesfushorit qendror”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:

𝐀𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢𝐭

Futbollisti Bardhi edhe zyrtarisht ka përforcuar klubin e Dukagjinit.

Argjendi është transferuar në Klinë nga klubi i Feronikelit, ndërkohë më parë është aktivizuar edhe te klubi i Drenicës. Bardhi luan në pozitën e mesfushorit qendror.

I lindur më 28 prill 1995, njëzetegjashtë vjeçari karrierën si futbollist e filloi në shkollën e futbollit KURDA.

Ne Argjendit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin tonë!