11:14 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Argjentina pësoi humbje nga Kroacia, djaloshi lë shtëpinë – trupin ia gjejnë në lum

Trupi i Dinu Alex, fans i Lionel Messi, është gjetur në lumen Meenachil në mëngjesin e së dielës.

Dinu Alex kishte dalë nga shtëpia pasi Argjentina ishte mposhtur nga Kroacia, ndeshje kjo e zhvilluar të enjten mbrëma, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, të afërmit e tij e kanë identifikuar trupin përmes një qaforeje prej ari që ai mbante.

Alex ka lënë një shënim që flet për vetvrasje, në vendbanimin e tij. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë kërkuar për trupin e tij për dy ditë./Indeksonline/