13:38 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ariana Grande dhe Pete Devidson thyejnë heshtjen për ndarjen e tyre

Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe Pete Davidson së fundi u bën temë për shtypin rozë, pasi që i dhanë fund lidhjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Madje, kjo ndarje e dyshes së famshme, ishte krejt e befasishme, njësoj sikurse fejesa e tyre.

Ariana Grande, në kohët e fundit u përfshi në një lloj depresioni, pas humbjes së ish të dashurit të saj.

Ajo, për një kohë të gjatë, nuk arriti ta rimarrë veten, duke qëndruar kështu vetëm në ambient shtëpie ku shoqërohej nga ish i dashuri Pete Devidson.

Ky i fundit, ishte i ftuar në njërin prej emisioneve komeidane, aty ku nuk i shpëtoi dot pyetjeve rreth ndarjes nga Ariana.

E përgjigja e tij, la shumë të nënkuptohej për një ribashkim të mundshëm me këngëtaren.

“Ashtu siç e dini, ne jemi ndarë, por kur u fejuam bëmë tatuazhe. Dhe nëpër revista shkruhej, ‘A ishte Pete budalla?’. Dhe 93% e tyre thoshin ‘Po’. Dhe unë thoja, ‘Mos i dëgjo ata, janë inatçinj’. Dhe ditën tjetër ne ishim në kuzhinë dhe doli se unë isha budalla. Jam një djalë i mirë që thjesht më gjuajnë në organin gjenital. Dhe ju mendoni, “Ah, ai djali i shkretë. Shpresoj që mos ta vrasë veten”. Kjo është Amerika”, është shprehur ai.

Kujtojmë, se Ariana Grande, shkaku i gjendjes aspak të mirë që i shkaktoi ndarja nga Davidson, pati anuluar koncertin, ani pse fansat e flaktë po prisnin me padurim për të./Indeksonline/