Ariana Grande kujton sulmin në Manchester me një letër emocionale
Ariana Grande edhe një herë ka treguar për tronditjen që kishte përjetuar në sulmin e Manchesterit që ndodhi gjatë koncertit të saj.
Përmes një letre emocionale, Ariana ka kujtuar ngjarje tragjike në të cilën mbeten të vdekur 22 persona, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e njohur ka ndarë më adhuruesit e saj një letër emocionale për sulmin e 22 maj të vitit 2017.
“Po e shkruaj për ju këtë letër me 22 shkurt, 2018. Kanë kaluar tetë muaj që nga sulmi në koncertin tim në Manchester Arena. Është e pamundur që të dijë nga t’ia filloj. 22 maj, 2017 do të me lërë pa fjalë dhe me shumë pyetje gjatë gjithë jetës sime”, ka shkruar këngëtarja.
“Kur një gjë kaq e tmerrshme dhe aq helmuese ndodh në botën tuaj që supozohet të jetë gjithçka, përveç se është tronditëse dhe zemërthyese në një mënyrë të duket që është e pamundur për t’u rimëkëmbur plotësisht”, ka vazhduar Ariana.
“Ashtu si një dorëshkrim në zemrën time, unë mendoj për Mançesterin vazhdimisht do ta mbaj me vete, çdo ditë gjatë gjithë jetës sime”, u shpreh 25 vjeçarja.
Në këtë dokumetat të publikuar në kanalin e saj në Youtube, Arian sjell prapaskenat nga turneu i saj botëror ‘Dangerous Woman’, ky dokumentar nuk sjell pamje nga sulmi i Manchesterit, por përfshinë skena nga koncerti bamirës që Grande kishte mbajtur atje për të ndihmuar viktimat dhe familjet që u prekën nga kjo ngjarje e rëndë./Indeksonline/