21:33 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ariana Grande e ‘mposht’ depresionin, i rikthehet buzëqeshja

Këngëtarja e njohur Ariana Grande, së fundi ishte temë e shtypit rozë, shkruan Indeksonline.

Ndarja nga jeta e ish të dashurit të saj, e pati dërrmuar shumë këngëtaren e cila kaloi në një fazë depresioni.

E shumë pak kohë pas kësaj ngjarjeje tronditëse për të, Ariana u ‘godit’ edhe nga një e papritur tjetër.

Ajo i dha fund fejesës së saj me të dashurin Pete Devidson, situatë kjo e cila e bëri të qëndrojë e mbyllur brenda mureve të shtëpisë.

Madje, pas kësaj, ajo anuloi disa koncerte radhazi.

Por, si duket periudha e vështirë për këngëtaren ka përfunduar tashmë, e dëshmi e kësaj është imazhi që ka publikuar.

E buzëqeshur dhe e lumtur, me gjasë po paralajmëron një rikthim të fuqishëm./Indeksonline/

Temat: