Ariana Grande flet për lidhjen me të fejuarin e saj (Foto)
Këngëtarja, Ariana Grande në emisionin e Jimmy Fallon treguar momentin ekzakt se kur është dashuruar me të fejuarin e saj, Pete Davidson, transmeton Indeksonline.
Ajo në emision tha se nuk është njeri që ka simpati për dikën por ajo e dinte se do të martohej me Pete kur ishin bashkë në emisionin ‘SNL’ në vitin 2016, që ishte takimi i parë i tyre.
“Unë u largova dhe me shaka i thashë menaxherit tim ‘unë do të martohem me të, 100 përqind’,” u shprehë këngëtarja.
“Pas disa jave që kishin filluar të dalim, unë shkrova një këngë dhe ja dërgova atij. Nuk dija si ta quaja, andaj e quajta Pete” përfundoj Ariana Grande.
Këngëtarja gjatë ditës së djeshme realizoj albumin e saj më të ri të titulluar “Sweetener”, ku në disa tekste ajo shprehë ndjenjat për të fejuarin./Indeksonline/