09:38 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ariana Grande i jep fund fejesës me Pete Davidson

Këngëtarja Ariana Grande dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund jetës së tyre romantike.

Burime të afërta të çiftit thonë se për të dy nuk ishte koha e duhur dhe për këtë ata u ndanë në këtë vikend.

Sipas këtyre burimeve, çifti i cili bëri publike romancën e tyre në maj të këtij vitit ende ndjenjë dashuri për njëri tjetrin, por gjërat kanë marrë fund romantikisht”.

Romanca e tyre 5 muajshe mori fund, pasi citohet nga burimet se Ariana ka nevoje për kohë që ta marrë veten e saj.

Ata shpallën fejesën e tyre në qershor, vetëm disa javë pas lidhjes së tyre ku Pete i bleu Ariana një unazë në vlerë prej 100 mijë dollarë.

Ndryshe, në fillim të shtatorit Ariana Grande pësoi një tronditje, pasi ishi i saj Mac Miller ishte gjetur i vdekur nga mbidoza në banesën e tij dhe këtë e kishte përjetuar rëndë Ariana.

Nuk dihet nëse kjo është njëra nga arsyet e ndarjes nga i fejuari i saj./Indeksonline/