Ariana Grande ngushëllohet tek nëna e saj pas ndarjes
Këngëtarja Ariana Grande së fundmi u nda i fejuari i saj, Pete Davidson. Pas ndarjes Ariana është parë në New York.
Grande u pa në lagjen e Bronx, ku kishte shkuar pranë nënës së saj për t’u ngushëlluar, transmeton Indeksonline.
Pranë saj janë parë edhe disa miq të saj. Siç duket ndarjen nuk e ka pritur mirë këngëtarja, raporton TMZ.
Përveç anës emocionale, ndarja ka ndikuar edhe në karrierën e saj sepse menjëherë pas ndarjes Ariana ka anuluar disa koncerte./Indeksonline/