Ariana Grande përfundon me lëndime gjatë emisionit të njohur amerikan
Ariana Grande ka lënduar dorën e saj pasi u sulmua nga një zombie gjatë shou të njohur televiziv me James Corden.
Këngëtarja 26 vjeçare, e cila insiston që e adhuron të frikësohet, morri pjesë në edicionin për ‘Natën e Shtrigave’ në shoun e njohur televiziv ‘Carpool Karaoke’, shkruan Indeksonline.
Gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe këngëtarja e hitit ‘God Is A Woman’, e cila u rrëzua kur u ndesh me karakterin e animuar nga e cila përfundoj me një lëndim në dorë.
Në një skenë të improvizuar horrori, Ariana së bashku me moderatorin e njohur Corden sollën një skenë të frikshme filmi në emisionin e famshëm.
“Më pëlqen të frikësohem. Mendoj se është argëtuese”, deklaroj Ariana.
Ndryshe, kohëve të fundit këngëtarja ka kaluar në një fazë të vështirë në jetën e saj, ajo u nda nga i fejuari Pete Davidson vetëm disa javë pasi që ndërrojë jetë ish i dashuri i saj, reperi i njohur Mac Miller./Indeksonline/