10:47 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Ariana Grande shumë e nxënë për t’u marrë me ish të dashurin e saj

Ka kohë që janë ndarë por mediat vazhdojnë të shkruajnë për ta.

Ariana Grande duket se e ka harruar ish të fejuarin e saj, Pete Davidson. Ky i fundit nuk ka humbur shumë kohë dhe ka hyrë në një lidhje të re me Kate Beckinsale, transmeton Indeksonline.

Sipas një burimi të “US Weekly”, Ariana Grande është shumë e zënë me gjërat e saja dhe nuk ka kohë të mendoj për lidhjen e re të Pete Davidson.

Lidhja e tyre ishte befasi ndërsa fejesa e shpejtë i surprizoi të gjithë.

Pas ndarjes, Grande u largua nga syri i mediave për ca kohë për të marrë veten. Tashmë ajo po shijon sukseset e albumit të saj të fundit ‘Sweetener’./Indeksonline/