09:32 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

Arianit Buqinca, botoi librin e ri Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s)

Arianit Buqinca, botoi librin e ri Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s), IA, Prishtinë, 2022. Ky studim përbehet prej katër kapitujve dhe është rezultat i tezes se doktoratës të mbrojtur më 2021 në Lion të Francës.

Fillimisht autori i ka bërë një prezantim sintetik dardanëve, duke shtjelluar disa tema në formë të pyetjeve, se ku është Dardania, kush janë Dardanët, çfarë është shkruar e thënë për dardanët etj.

Kapitulli i parë trajton historinë politike të Dardanëve si; luftërat kundër Maqedonisë, Aleksandrit të Madh në Veri e Romës. Shkruan për mbretërit dardanë si Longari, Bato, Monuni etj. Në kapitullin e dytë trajtohet organizim politik e social, vendbanimet, hierarkia sociale etj.

Burimet, prodhimet dhe shkëmbimet trajtohen si problematik në vete në kapitullin e tretë, ku përfshihen metalet, bujqësia, blegtoria, industria e tekstilit etj., dhe kapitulli i fundit flet për religjionin, shenjtorët hyjnitë, kultet e ndryshme etj. Në fund libri është i pajisur edhe me katalogun e burimeve. Libri ka gjithsej 519 faqe.