16:12 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arifi: Dialogu s’ka alternativë, veç njohje reciproke me Serbinë

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka folur edhe njëherë tjetër për dialogun ndërmjet dy shteteve.

Arifi ka thënë se nga ky dialog nuk ka alternativë tjetër, veçse njohjes reciproke dhe pajtim me shtetin serb, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dialogu nuk ka alternativë, por në këtë proces duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se  -NUK KA NDARJE,  -NUK KA DEFUNKSIONALIZIM  -NUK KA DESTABILIZIM.

Dialogu do të jetë për NORMALIZIM që do të thotë NJOHJE RECIPROKE dhe PAJTIM./Indeksonline/