11:05 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arifi-Gjuriqit: S’kemi refuzuar asgjë, përveç “përzgjedhjes së qershiave”!

Shefi i ekipit negociator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën,Marko Gjuriq, pasi ky i fundit deklaroi se refuzimi i dialogut nga ana e Prishtinës është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm.

Sipas Arifit, këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Serbia duhet të tregojë seriozitet më të lartë, dhe e njëjta të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, e jo të merret me këso thashetheme.

“Ne nuk kemi refuzuar asgjë përveç “përzgjedhjes së qershiave”. Ky dialog nuk është me zgjedhë çka të duash për të implementuar por për të implementuar marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, Gjuriq tha për mediet serbe se kryenegociatori i Prishtinës, Avni Arifi, flet fjalë të pabesueshme që askush nuk i përgjigjet dhe shumë do të duhet.

“Ai haptazi dhe publikisht thotë se Prishtina nuk ka ndërmend të kryejë detyrimet që ka ndërmarrë, duke dëshmuar kështu se autoritetet në Prishtinë mendojnë se ata absolutisht janë të lejuar ta bëjnë këtë “, deklaroi ai. /Indeksonline/

Gjuriq: Refuzimi i Prishtinës, i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm