19:21 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arifi: Sivjet lëvizim pa viza, anëtarësohemi në Interopol, do të kemi ushtri…

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, u ka dhënë shpresë të madhe kosovarëve.

Sipas tij, sivjet Kosova do të arrijë liberalizimin e vizave, krijimin e Ushtrisë, etj.

Postimi i plotë i Arifit:

– Sivjet: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në BE

– Sivjet: Kosova do të krijojë ushtrinë e vet

– Sivjet: Kosova do të jetë anëtari më i ri i Interpolit

– Sivjet: Do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi
.
Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

Temat: