17:01 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Ariu polar mundohet të hyjë në nëndetësen bërthamore ruse për të kërkuar ushqim

Një ari polar kureshtar është parë duke shkuar në drejtim të një nëndetëse bërthamore ruse, përderisa kërkonte ushqim në Arktik.

Delta IV mendohet se ka qenë në veri të ishujve norvegjezë, kur ekuipazhi i saj vendosi të  dilte në sipërfaqe.

120 marinarëve në bord iu thanë të qëndronin nën kuvertë, përderisa ariu kërkonte mbi anijen e tyre, raporton Sunday Express, transmeton Indeksonline.

Fotot e marra nga lartë kuvertës tregojnë ariun e vetmuar polar i ulur pranë nëndetëses para se të fillojë të kalojë akullin dhe të përkulet për të kërkuar mbi anijen./Indeksonline/