11:30 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Pjesëtari i Prishtinës fyen rëndë zyrtarin e lartë të FFK-së (Video)

Prishtina kërkon me çdo kusht që ndeshja e fundit në Vala Superligën e Kosovës ndaj Dritës të luhet në stadiumin e kryeqytetit.

Federata e Futbollit të Kosovës në çdo rrethanë është duke dalë kundër, që ndeshja e fundit në Superligë, mes Prishtinës dhe Dritës të mos luhet në stadiumin e qytetit, shkruan IndeksOnline.

Vendimi i fundit, e ka nervozuar tej mase pjesëtarin e Prishtinës, Avni Durmishi i cili e fyen rëndë zyrtarin e lartë të FFK-së, Arjanit Ahmetin, para presidentit të klubit Remzi Ejupi dhe Afrim Muqiqi.

“Kush je ti me marr kësij lloj vendimi? Çka ka lidhje Federata me stadium. Çka po lyp ti këtu?”, iu drejtua Durmishi – Ahmetit.

“Fadil Vokrri dhe Arjanit Ahmeti janë kundër që ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës të luhet këtu. Nuk e dimë arsyen, besomni nuk e dimë pse. Po flas edhe si tifozë, loja nuk e dimë ku do të zhvillohet”, shtoi ai.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës me shumë gjasa zhvillohet të dielën./IndeksOnline/