11:21 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arjola Demiri konfirmon datën e promovimit të filmit “I love Tropoja”

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri e njohur më shumë për rolin e saj si Xhbanja në serialin “O sa mirë”, së fundi ka marrë pjesë në filmin “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit.

Pjesë e filmit do të jenë emra të njohur për publikun, si Enca Haxhia, Bleona Qerreti, Arjola Demiri, Skerdi Faria, Irgen Çela, shkruan Indeksonline.

Arjola përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, tregon datën kur do të lansohet filmi.

“I love Tropoja 29 Janar 2020”, ka shkruar aktroja.