09:02 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arkivoli i Demaçit arrin në sheshin e Prishtinës [Foto]

(I plotësuar) –  Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë tanimë ka arritur arkivoli i veprimtarit, Adem Demaçi, ku pas pak pritet të nis ceremonia përkujtimore për Adem Demaçin.

Indeksonline iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, kur Garda e Nderit vendos trupi e Adem Demçit në qendër të Prishtinës.

———-

Më poshtë keni fotografi se si duket sheshi ‘Skenderbeu’, para nisjes së ceremonisë përkujtimore për Adem Demaçin.

Në ceremoni do të flasin krerët institucional, ndërkohë, aktualisht është bllokuar për automjete rruga “Agim Ramadani’.

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë.

Ceremonia përkujtimore dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij./Indeksonline/