75 Mall Live Search
08:04 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / G T

Armando Broja bën asist në miqësoren me Chelsean

Skuadra e Chelseat ka zhvilluar miqësoren e parë me trajnerin e ri, Enzo Maresca.

Blutë e Londrës barazuan 2:2 ndaj Wrexhamit në ndeshjen e zhvilluar në Amerikë në stadiumin e Santa Clara “Levi’s”, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin anglez i shënuan, sulmuesi Nkunku dhe mesfushori Ugochukwo.

Dhe pikërisht te goli i dytë i shënuar nga Chelsea asist bëri sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Kujtojmë se Broja ende nuk dihet se ku do të përfundojë gjatë këtij afati kalimtar të verës, me shumë oferta që tashmë i ka në tavolinë./Indeksonline/