Armend Dallku iu çon një selam atyre që po punojnë kundër Prishtinës

Prishtina ka arritur një fitore tejet të vlefshme në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj Drenicës.
Djelmoshat e Armend Dallkut arritën të fitonin me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga Ahmet Januzi.
Ndërsa është vet trajneri nga Vushtrria i cili ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke i dërguar të fala atyre që sipas tij po punojnë kundër Prishtinës.

Dallku edhe pas ndeshjes u ankua në gjyqtarët e ndeshjes, duke aluduar se Prishtina është dëmtuar në një rast ku kërkohej penallti nga vendasit./IndeksOnline/