12:07 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Armend Dallku merr përkohësisht timonin e Prishtinës

Nënkryetari i Prishtinës, Ahmet Kurtolli, ka zbuluar emrin e zëvendësuesit të përkohshëm të Bylbyl Sokolit i cili dha dorëheqje sot papritur nga posti i trajnerit të klubit nga kryeqyteti.

Skuadrën do ta drejtojë, ish-futbollisti i njohur, Armend Dallku. Sokoli tha se Dallku e njeh më së miri skuadrën, shkruan Indeksonline.

Prishtina nesër me fillim nga ora 20:00 do të përballet me Gjilanin i cili prin në tabelë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/