20:17 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Aro Muriq starton si rezervist në Premierligë

Burnley do të luajë sonte me Manchester Cityn, në xhiron e parë të sezonit të ri të Premierligës.

Megjithatë, ky nuk është një lajm shumë i mirë për portierin kosovar Aro Muriq, i cili është lënë në bankë rezervë nga trajneri Vincent Kompany.

Në vend të Muriqit, ai ka vendosur t’i besojë portën gardianit James Harrington Trafford.

Kështu, ky sezon për Muriqin nis në stol.