75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Aroma e burrit bën gratë që të pinë më shumë alkool

Aroma e një burri mund ta bëjë një grua që të pijë më shumë alkool se zakonisht, sipas një studimi.

Hulumtuesit nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Floridës Jugore, vendosën që ta eksplorojnë atë se si aroma e një burri mund të ndikojë në vendimin e një gruaje për të pirë, pasi që kishin kryer një eksperiment të njëjtë te burrat.

Kësaj radhe, hulumtuesit morën 103 gra nga mosha 21-31, dhe pjesëmarrëset besonin se po merrnin pjesë në një anketim konsumatorësh për kolonjë burrash dhe pijesh.

Atyre iu ishin prezantuar  shirita aromash që ishin spërkatur ose me androstenone të fabrikuara, ose me feromone, që gjenden në pështymën e derrit, ose vetëm me ujë.

Gratë të cilat iu ishin ekspozuar aromës së androstenone-s, pinë më shumë se ato që nuk iu ishin ekspozuar.

“Ne nxorëm që detektimi i aromës seksuale të meshkujve, edhe në mungesë të vetëdijes, mund të nxisë të pirit shkaku i  lidhjes së kamotshme kulturore me përdorim të alkoolit dhe seksit”, deklaron studimi.