11:38 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Arratiset i burgosuri shqiptar, ishte dënuar për rrëmbim personi

Një i paraburgosur është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.         

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, kohë kur Mikel Kasa, i akuzuar për rrëmbim personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.

26 vjeçari u largua me vrap sapo dëgjoi vendimin e gjykatës.

Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg. Dënimi do t’i ulej me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.