16:14 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 16 persona për trafikim të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në katër lokacione atë të Gjilanit, në dy lokacione të Ferizajt.

Operacioni Policor i zhvilluar ishte i koduar si operacioni ‘SYRI’ dhe gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa prova materiale, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve që merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, më 29.08.2018 në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), atë të Gjilanit (në dy lokacione) dhe Ferizajt (gjashtëmbëdhjetë lokacione), është zhvilluar Operacioni Policor i koduar me emrin “SYRI”, i cili ka rezultuar me arrestimin gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar për trafikim me armë.  Njësitet policore në njëzet e dy lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale:

19000 euro para kesh,

3 armë të gjata,

17  armë të shkurta kalibri i ndryshëm,

2850 fishek kalibri të ndryshëm,

20 karikatorë,

1 pasaportë bullgare

3 telefona

dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë edhe trafikimin e armëve.