08:15 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen 9 shoferë shqiptar të dehur, gjatë mbrëmjes së të dielës

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar përgjatë fundjavës kontrollet me drage e radar ne rrugët interurbane dhe urbane. Policia njoftoi se pavarësisht shtimit te punonjësve te Policisë, kontrolleve te pandërprera përsëri ka shume drejtues mjetesh qe abuzojnë.

Nga kontrollet e deritanishme, jane verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrancës 9 persona per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 3 te pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu po gjate fundjavës deri ne keto momente jane pezulluar 69 leje drejtimi, nga te cilat 39 per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur si dhe 30 te tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie ne qendrat e banuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 7 mjete per xhama te errësuar; Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete për detyrime administrative te pashlyera si dhe janë vendosur 121 masa administrati për shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.