11:11 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen dy kosovarë e një serb në Kamenicë, u kapën me drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë, të cilët u kapën me drogë, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i policisë:

Nga Policia e Kosovës njësitet patrulluese të stacionit në Kamenicë  në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimet të Narkotikëve Gjilan, sipas informatave që kanë pas përmes rrugëve operative, kanë arrit të arrestojnë tre të dyshuar, dy nga të dyshuarit Shqiptar shtetas të Kosovës, dhe një tjetër të dyshuar  Serb shtetas i Kosovës ku gjatë kontrollit te të njëjtit  është gjetur se kanë në posedim një sasi të dyshuar narkotik e llojit marihuanë, ku sipas testit fushor substanca e dyshuar ka rezultuar e llojit marihuanë me peshë 217.9 gram. Të dyshuarit janë arrestuar dhe sjellë në zyrat e DHTN-së, janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit tre të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti dërgohet në Prokurori. /Indeksonline/

Temat: