75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona, kërcënuan përmes Facebook-ut një banorë të Suharekës

Një person ka kërkuar ndihmë në stacionin e policisë në Suharekë pasi i njëjti po shantazhohej nga dy të dyshuar nga një fshat i po të njëjtës komunë.

Gjatë hetimit të rastit hetuesit kanë kuptuar se të dyshuarit kishin hapur një profil të rremë në rrjetin social ‘Facebook’ me emër të gjinisë femërore dhe gjatë komunikimit me viktimën e kishin ven ën lajthite me ç’rast nga i njëjti kishin kërkuar një fotografi komprometuese, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit pasi kanë pranuar fotografinë kishin filluar me kërkimin e parave disa herë radhazi. Dhe kur kërkesa shtohej vazhdimisht në qindra euro, policia ka ndërprerë shantazhin me ç’rast ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit.

Me këtë rast prokurori përgjegjës ka vendosur që të njëjtët të ndalën nën masën e arrestit, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/