16:52 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria konfirmon arrestimin e dy personave që kërcënuan Njazi Thaçin

Mbrëmë drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi është kërcënuar nga disa persona në kryeqytet.

Në media u raportua se kërcënimi i tij erdhi pas një konkursi që ishte hapur në KEK, shkruan Indeksonline.

E sot, për kërcënim ndaj Thaçit janë arrestuar dy persona. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Po mund të ju konfirmoj se dy persona janë arrestuar, për momentin janë në intervistim. Pastaj i takon prokurorit të rastit të vendos për të dyshuarit”, ka thënë Beka. 

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Indeksonline ka dhënë detaje për të arrestuarit.

“Lidhur me rastin e kanosjes që mbrëmë rrethorës 18:00 është  hapur në stacionin policor Qendra në Prishtine, ku nga persona te dyshuar është kanosur ankuesi N.Th., sot janë arrestuar dy persona te dyshuar : B.B  mashkull 24 vjeç dhe J.K. mashkull 29 vjeç”,ka theksuar Ahmeti.

Sipas saj,  të dy me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Indeksonline/