08:55 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Arrestohen dy persona në Prishtinë, falsifikuan dokumente për të përfituar fonde nga Ministria e Shëndetësisë

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 10:00.

Një mashkull dhe një femër u arrestuan dje nga Policia pasi kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Indeksonline.

Policia kishte që po hetonte dy të dyshuarit. Në banesat e dy të dyshuarve janë sekuestruar dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE

Prishtinë (NN) 30.03.2021 – 10:00. Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar:  dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Indeksonline/