17:05 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona, njëri kinez i Huaweit që dyshohet për spiunim

Autoritetet polake kanë arrestuar dy persona dhe i kanë akuzuar ata për kryerjen e spiunazhit në emër të qeverisë kineze. Njëri nga ta është shtetas kinez, përfaqësues për shitje e kompanisë së famshme, Huawei ndërsa tjetri është shtetas polak, punonjës i ofruesit të telekomunikacionit Orange Polska.

Arrestimet vijnë mes frikës se pajisjet Huawei mund të përdoren për të spiunuar në emër të qeverisë kineze kur përdoren për të ndërtuar infrastrukturën e komunikimit të një vendi.

New York Times raporton se qeveria polake ka identifikuar punonjësin Huaëei si ëeijing ë dhe televizioni polak ka thënë se ka punuar për konsullatën kineze në Gdansk të Polonisë, përpara se të bashkohet me Huaëei në vitin 2011.

Ndërkohë, shtetasi polak është identifikuar si Piotr D., dhe ishte punësuar në agjencinë e sigurimit të brendshëm të Polonisë, ABW.