11:57 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / k.v

Arrestohen dy persona për tentim vjedhje në Obiliq

Njësitet policore të Obiliqit kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar.

Personat e dyshuar janë arrestuar dje në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë), ku vlerësohet se dëmet materiale janë të larta, transmeton Indeksonline.

“Personave të arrestuar: N.B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.R, mashkull, 35 vjeç, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prishtinë.

Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë, për raste të natyrës së njëjtë./Indeksonline/