11:14 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy shtetase të Bullgarisë, vodhën 300 euro në Gjakovë

Dy ferma, shtetase të Bullgarisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë me dyshimin e bazuar se të njëjtat kanë vjedhur një portofol me para të gatshme në shumë prej 300 euro nga viktima femër shqiptare, shtetase e Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Vjedhja kishte ndodhur me 30 korrik ndërsa të mërkurën është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarave.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarat dërgohen në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet ende vazhdojnë./Indeksonline/