09:45 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohet drogë

Policia e Kosovës, më 3 nëntor, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.

Policia gjatë operacionit policor ka arrestuar dy të dyshuar:

F. M.                viti i lindjes 1997,

R. K.                viti i lindjes 1988,

 

Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.   Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim (ku shihen pjesërisht dy të dyshuarit) të cilën e keni në vijim:   Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.