16:37 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Arrestohen dy të dyshuar, pas sekuestrimit të mbi 400 kilogramëve kokainë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në vazhdim të hetimeve mbi sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, sot ka realizuar bastisje në dy lokacione, ku u siguruan prova materiale dhe u arrestuan dy persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës.

Mbi të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës deklaroi se do të vazhdojë procedurat e tjera ligjore në rastin konkret.