Arrestohen dy të dyshuarit që plagosen me thikë 23-vjeçarin në Ferizaj

Një 23-vjeçar u ther me thikë, sonte në Ferizaj.
Për IndeksOnline, lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha viktima është transportuar në QKUK për trajtim, ndërsa nuk dihet ende arsyeja nuk dihet ende.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj ka ndodhur një rast therjeje me thikë. Nga hetimet fillestare është konstatuar se, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i lënduar një person, mashkull, rreth 23 vjeç. Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, tha ai.
Ndërkohë, nga drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj kanë konfirmuar se janë kapur dy të dyshuar lidhur me rastin dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë..
“Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi.
Policia do të vazhdojë hetimet dhe do të informojë publikun për zhvillimet e tjera lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin zyrtar.