09:52 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / LB

Arrestohen dy të mitur në Suharekë, vodhën një televizor në shkollë

Dy të mitur janë arrestuar e pastaj janë liruar, pasi dyshohen se kanë vjedhur një televizor në shkollën fillore të mesme “Shkëndija”.

Rasti sipas njoftimit ka ndodhur gjatë natës, derisa të dyshuarit me forcë kanë hapur dritaren dhe nga aty kanë marrë televizorin i cili njoftohet se është në vlerë rreth 400 euro.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt