18:27 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohen gjashtë persona, përgatisnin një sulm terrorist në Gjermani

Policia gjermane ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se po përgatisnin një sulm në tregun e Krishtlindjeve në Hessen, njoftojnë mediat gjermane.

Prokurori Christian Hartwig deklaroi se “gjashtë personat përbënin një celulë”.Sulmi ishte planifikuar të zhvillohej me armë dhe eksplozivë, por organizimi i këtij plani nuk ishte përfunduar ende.

Gjashtë personat kanë mbërritur në Gjermani me identitete false mes viteve 2014 dhe 2015. Sipas të përditshmes “Die Welt”, “hetuesit u vunë në gjurmët e celulës nëpërmjet informacioneve nga refugjatë të tjerë”. Vëmendja e medias është e lartë pas masakrës së 19 dhjetorit të vitit të kaluar në tregun e Krishtlindjeve “Breitscheidplatz” në Berlin, ku u vranë 12 persona.