15:50 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Arrestohen gjashtë të dyshuar për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor

Dje në ora 19:50, policia  ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës,  ka pasur një përleshje në mes të disa personave.

 Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë  përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku  nga sulmet fizike  dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore  kanë pësuar disa prej tyre, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci..

Ai ka thënë se duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja  operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

“Së këndejmi është bërë  identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast; K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A. P,  mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; F. P,   mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe Q. P,  mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thwnw Borovci.

Ai ka thwnw se personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje  prej 48 orësh për të  vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore. Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe  lëndim i lehtë trupor.