23:03 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona për marrje ryfshefi dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për marrje të ryshfetit e keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Indeksonline ka treguar se të dyshuarit në bashkëkryerje kanë marrë ryfshet nga pala e dëmtuar.

“Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkëkryerje dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar. Te gjitha veprimet tjera policore do te ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/