17:25 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet 29-vjeçari, shantazhoi me foto intime një grua

Një 29 vjeçar i cili kishte marrë 2 mijë euro një gruaje në Kurbin në këmbim të mospublikimit të fotove intime, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gëzim Shkurti nga Adriatiku banues në Laç, u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një hetimi disa mujor të kryer me Policinë e Lezhës.

29-vjeçari dyshohet se kishte pasur njohje me gruan 49-vjeçare e martuar në zonën e Kurbinit.

Pasi kishte marrë këtë shumë parash, i arrestuari kishte vijuar të kërkonte para ndaj gruas, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia.