13:51 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018

Arrestohet 33 vjeçari nga Vushtrria, kreu nëntë vjedhje në shtëpi të pabanuara

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në nëntë (9) raste të ndryshme të veprës penale ‘vjedhje’.

Sipas njoftimit të policisë, cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara, të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në kohë të ndryshme në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.

Arrestimi i të dyshuarit A. H., 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në orët e mbrëmjes të datës 11 dhjetor 2018.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Indeksonline/