75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / k.v

Arrestohet 46-vjeçari në Deçan, dyshohet se e theri me thikë një person në lokal

Mëngjesin e së hënës, IndeksOnline raportoi për një tentimvrasje të ndodhur në një lokal në Deçan ku një person kishte mbetur i lënduar nga therja me thikë ndërsa autori i krimit kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Por pas një pune intensive nga hetuesit  rajonal, sot është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar E.B.,  i lindur me 1978.

Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërsa personi i therur me thikë po vazhdon të qëndroi në Spitalin e Pejës./IndeksOnline/