01:53 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohet Action Bronson në “Sunny Hill”, kjo është arsyeja

Festivali Sunny Hill ka vazhduar me mbrëmjen e dytë të spektaklit, ku kanë interpretuar yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare.

Mijëra fansa e kanë vizituar parkun e Gërmisë për t’i ndjekur nga afër këngëtarët e tyre të preferuar.

Mirëpo gjatë kësaj nate ka ndodhur edhe një incident, pasiqë është arrestuar reperi me famë Action Bronson, raporton IndeksOnline.

Bronson është arrestuar pasiqë ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

IndeksOnline do t’iu mbaj të informuar me këtë rast!