21:32 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet Ahmet Haxha, personi që kishte plaçkitur vëllezërit Palushi

Ditën e djeshme është vetëdorëzuar në polici, Ahmet Haxha, personi që kishte plaçkitur vëllezërit biznesmenë, Ndue e Simon Palushi. Ngjarja kishte ndodhur në një parking të një qendër tregtare në Prishtinë, para pak muajsh.

Ahmet Haxha e Mehmet Seferaj nën kërcënimin e armëve kishin plaçkitur e goditur fizikisht Ndue Palushajn, të cilit i kishin marrë dy çanta, laptop, dhe vlera të tjera të çmueshme.

Burime të Indeksonline mësojnë se pikërisht sot policia i ka kthyer gjësendet e vjedhura vëllezërve Palushaj, por që sipas tyre mungojnë paratë të cilat ishin në vlerë goxha të madhe.

Mehmet Seferaj ishte arrestuar pak ditë pas këtij akti, ndërsa Haxha ishte në arrati, deri dje kur edhe është dorëzuar./Indeksonline/

 

Temat: