14:10 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Biznesmeni Ahmet Haxha dëmtohet afro 500 mijë euro, akuzon bashkëpunëtorët e Azem Sylës; Ndue dhe Simon Palushi

Biznesmeni nga Aqareva e Skenderajt, Ahmet Haxha ka rrëfyer për herë të parë rreth dëmit që, sipas tij, ia kanë bërë njerëz të afërt me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla. Në një rrëfim për “Indeksonline”, Haxha, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendon se është dëmtuar me rreth 500 mijë euro nga; Ndue Palushi, Simon Palushi, Gjon Palushi dhe Pjetër Palushi.

Me këta të fundit, Haxha thotë se kishte bërë marrëveshje, në vitin 2006, për një bashkinvestim në Lakrishte – komunën e Prishtinës. Ai tregon në hollësi ditët dhe datat kur Palushët ia morën qindra mijëra euro.

“Me 14.09.2006 mi kanë marrë 150 mijë euro, 20.12.2006 mi kanë marrë edhe 230 mijë euro (para që kanë qenë edhe të dhanudërve në Gjermani). 4.06.2009 këta më thonë se për tokën që kemi për bashkë investim thonë se e ka marrë Komuna e Prishtinës dhe thonë se e kanë gjet një njeri për me intervenu në komunë. Ai njeri në atë kohë ishte kryetar i një Gjykate, Anton Noka. 28.06.2013 më thirrin dhe më thonë se na ka tradhtu Noka neve dhe naj ka marrë 10 ari tokë dhe mi kërkojnë edhe 30 mijë euro për një njeri tjetër me intervenu në Komunë të Prishtinës, e sipas tyre ai ishte Azem Syla”, tregon Haxha.

Rrëfimin e vazhdon duke shpjeguar se në vitin 2016 ishte dëmtuar nga këta persona duke ia marrë të njëjtit veturën e tipit “Golf 7” për 3 muaj. Durimi i gjithë kësaj përfundoi kur Haxha së bashku me një të afërt, para dy muajsh (korrik 2018) pati përplasje fizike me Nduen dhe Simon Palushën.

Mirëpo, Haxha theksoi se s’kishte qëllim që të konfrontohet fizikisht me Palushët por vetëm t’ua merrte dokumentin e bashkinvestimit, të cilin ai nuk e posedonte.

“Përplasja ka ndodhur për një dokument që ka qenë në çantën e tyre. Unë kam shku aty, jam taku rastësisht te “Mini-Maxi” me Ndue Palushi ishte aty. E kam pyet për paret e Golf-it, dhe ai më thotë se “Kurrë s’ki mi marrë”. Kur ndodhë përplasja unë e marrë dokumentin në çantën e tyre i cili ishte për bashkinvestim”, shprehet ai.

Më tej, Haxha rrëfen edhe për takimin që zhvilloi me kryetarin e Gjykatës së Qarkut, Anton Nokën, me 26 shtator 2017. Në këtë takim, që i pranishëm ishte edhe Gjon Palushi me Baton Berishën është biseduar për çështjen e tokës. “Aty jemi taku me të për me kuptu çfarë po ndodhë me atë tokë, investim. Unë aty marrë vesh se është hisedar edhe Anton Noka. Aty përmendet edhe Isa Mustafa, Anton Quni dhe një Pjetër Coli në atë bisedë. Anton Noka i thotë Gjon Palushit se i ka ndihmu me dokumente për përshpejtimin e lëndës në Komunën e Prishtinës se janë kanë shok Antoni me Isa Mustafën”, ka treguar ai. /Indeksonline/

(Foto: Simon Palushi)

(Foto: Ndue Palushi)

Rrëfimi i plotë:

“Ndue, Simon dhe Gjon Palushi në vitin 2006 me kishin thirrur në një bashkeinvestim të një toke që posedonin në lagjen Lakrishte që këta e kishin privatizuar atë tokë prej 50 ari ku në atë kohë kisha arrit marrëveshjen me ta. Ashtu qysh kishin kërku nga unë që unë tu dha 380 mijë euro dhe të marrë në atë vend objekt banimi prej katit të parë të banimit deri në katin e pestë të banimit me çmim 400 euro për metër katror … por të pres deri të përfundon ai projekt, ku me daten 14.09.2006 u dhanë 150 mijë euro dhe me datën 20.12.2006 u dha edhe 230 mijë euro. Ne ishim marrë vesh që ai projekt të përfundonte në fund të vitit 2009, por ndodhi e kundërta. Në vitin 2009 po këta të njëjtit me thërrasin dhe me tregojnë se atë tokë ku kishin bë marrëveshje me mu e kishte marrë Komuna e Prishtinës për tu kompensuar me një vend tjetër. 

Ata më thanë që unë të rri shlirë sepse kemi angazhuar aty në Komune një person me ndikimi të quajtur Anton Noka – kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtine. Ata kërkojnë nga unë edhe 90 mijë euro që sipas tyre u kishte kerku ky person ku me datën 04.06.2009 jau sigurojë dhe këto të holla dhe i shkruajmë po në atë marrëveshje që kisha me ta.
Kështu shkuan e dhe 4 vite të tjera duke i pritur me këta persona kisha një marrëveshje në një cope letër me datat që kishin marrë të hollat dhe nënshkrimet e tyre dhe asgjë tjetër.

Në vitin 2013 takohem me ta ne vendin e quajtur “Gizi” afër kinemasë “ABC” dhe me njoftojnë që i ka tradhtuar ky Anton Noka dhe prej meje lypin edhe një ndihmë të vogël sipas tyre 30 mijë euro.. sepse kemi angazhuar edhe një person më të fortë se Anton Noka për ta përshpejtuar lënden e kësaj toke aty në komunë të Prishtinës .

Unë edhe ashtu kisha marrë hua të holla prej disa miqve të mijë në Gjermani sepse nuk i kisha gjithë ato të holla dhe u them qe do t’ua sigurojë dhe këto të holla me një kusht që të takohem edhe unë me këtë personin e “forte” .. jo me thonë sepse do ta qesim ne pozitë të keqe këtë person. Unë insistoj që të paktën ta di se paku emrin e tij. Përgjigjja e tyre ishte se emri i atij personi është Azem Syla, por me luten që të mos flas me kërkon hiq qe mu nuk me interesonte. Përveç që të kryhet puna dhe të fillonte aj projekt, pra ma mbushen mendjen dhe me datën 28.06.2013 ua siguroj edhe këto 30mij euro, ku pas pak ditësh marrëveshjen që e kisha me ta ne atë cope letër qe unë kisha kerku prej tyre të përgatitet një marrëveshje bashkeinvestimi, por te jetë e noterizuar.

Ata më kishin përgatitur këtë marrëveshje që e kishin ndryshuar çmimin për metër katror dhe Ndue e Simoni nuk kishin qitur nënshkrimet e tyre ashtu siç ishim mare vesh me arsyen që ka gabuar punëtorja e tyre.

Marreveshja e bashkeinvestimit

Por nuk përfundoj me kaq. Në vitin 2006 unë shita një lokal në Klinë një biznesmeni Rifat Morina ku per at lokal mora në kompensim veturën Golf 7 – 18 mijë euro, Audi A4 – 14 mij euro, Xhip “Volvo” 9 mijë euro, Golf 4 – mijë euro dhe të tjerat të holla. Ndue dhe Simon Palushi kishin dëgjuar për këtë pazar dhe me thërrasin dhe më luten që tua dha veturën Golf 7 me atë çmim prej 18 mijë euro në pritje prej 3 muajsh me arsyen që kishin hapur një “Renta-Car” ua dhashë dhe Golfin 7. Poashtu, e thirra edhe këtë RifatMorinen në prezencën e tyre që tua përkthen veturën Golf 7 Ndue apo Simon Palushit sepse vetura Golf 7 ende ishte në emër të Rifat Morines.


Nga Ndue dhe Simon Palushi kërkova edhe një here prej tyre që të përmirësonin atë marrëveshje qysh ishim marrë vesh në 2006. Por këta as nuk e përmirësuan marrëveshjen e as nuk paguan paratë e Golfit 7 kurrë. Me daten 26.09.2017 marr me vete nje shokë nga Klina, Baton Berishën dhe shkojmë te “Gizi”, afër kinemasë ABC dhe takohem me Ndue, Simon, dhe GjonPalushin. Atyre u kërkoj që të takohem me Anton Nokën atë ditë që ta dijë të vërtetën e asaj toke.

Baton Berisha e thërret ne telefon Anton Nokën dhe le në takim ne vendin e quajtur pastiqeria “Syri i Kalter”, ku shkojm atyune Batoni dhe GjonPalushi. Kurse, Ndue dhe Simon Palushi nuk vijnë me arsyen se kinse Anton Noka është njeri i poshtër dhe tradhtar. Aty fillon bisedën Gjon Palushi dhe i thotë: Ky është personi që ka dhënë 500 mijë euro për atë tokë kurse ti na hyre ne hise prej 10 ari pa asnjë cent dhe fillojnë ta fyejnë njëri-tjetrin dhe në atë bisedë e siper përmendet Isa Mustafa, Anton Quni, Pjeter Coli dhe disa figura me ndikim që ishin të involvuar për atë tokë sipas GjonPalushit dhe Anton Nokes… Batonit që të qohemi prej aty sepse këtu ka vetëm dallavere edhe rrenat e tyre. Pra, atë ditë marr vesh se ka edhe hisedar të tjerë në atë toke… dhe shkojmë prapë në “Gizi” ku ishin Ndue dhe Simon Palushi edhe njëherë ju luta Ndue dhe Simon Palushit që të përmirësojnë atë marrëveshje dhe ta noterizojnë dhe të mi kthejnë të hollat e veturës “Golf 7”.

Pra, ishte hera e fundit që i luta , dhe prej asaj dite as nuk më dhanë të hollat e veturës Golf 7 dhe as nuk e përmirësuan marrëveshjen për bashkeinvestim. Prej asaj dite deri me 18.06.2018 ata mbanin atë marrëveshje në çantat e tyre duke menduar se me kanë në dorë mua. I mbetur pa asnjë zgjidhje tjetër pasi që u shfrytëzuan të gjitha mundësitë, personat ne fjale nuk i morën parasysh kërkesat e mia që marrëveshja të jetë e noterizuar dhe të me jepnin të hollat për veturën Golf 7 , ndërmora ato veprime me të vetmin qëllim që të kem në dorë atë marrëveshje me shume gabime të qëllimshme të tyre në atë marrëveshje, sepse une kisha dhe në të holladeri ne at dite ne vlere prej 500mijë euro. Pasi që kam marrë atë marrëveshje me gabime të qëllimshme nga ana e tyre unë kam ngritur Padinë Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Me poshtë mund ta gjeni padinë të cilën e kam ngritur :