09:26 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrestohet aktori i njohur i “Stupcave”

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka ndaluar dhe arrestuar aktorin Mensur Safqiun.

Aktori më mirë i njohur për publikun më së shumti me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’, ka përfunduar në prangat e policisë së Kosovës.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress, shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.

Deri në këto momente nuk ka më shumë detaje lidhur me rastin.

Temat: