09:25 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet analisti dhe botuesi Henri Çili

Arrestohet nga policia mëngjesin e kësaj të premteje botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili.

Veç analistit të njohur, janë ndaluar edhe 7 persona të tjerë, pjesa më e madhe punonjës të UET.

Në mesin e të ndaluarve është edhe avokati Ilir Korbi, me detyre drejtor juridik i UET.

Policia ushtroi kontrolle mëngjesin e sotëm në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, në pronësi të Çilit.

Dyshohet se Henri Çili ka ndikuar tek gjyqtarët në procesin gjyqësor ndaj Bandës së Lazaratit, megjithatë ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia.