18:05 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arrestohet asistentja, i dërgoi fotografi lakuriq studentit 15-vjeçar

Një asistente është arrestuar pasi dyshohet se i ka dërguar fotografi dhe video nudo një studenti 15- vjeçar.

23- vjeçarja punoi në Shkollën e Mesme Greenway në Paradise Valley, Arizona, nga gushti 2018 deri në maj të vitit 2019 përpara se ajo të akuzohej, transmeton Indeksonline.

Ajo u arrestua me dyshimin se kishte joshur një të mitur për seks dhe dërgimin e materialeve të turpshme.

Policia nisi të hetonte marrëdhëniet midis asistentes dhe studentit. Një oficer i policisë e pyeti studentin nëse ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Por studenti, ka thënë se ata nuk kishin pasur marrëdhënie ,por vetëm se i kishte dërguar fotografi nudo./Indeksonline/.